Arne Slott është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i Liverpoolit. Kontrata e tij është për një periudhë tre vjeçare. Ish-trajneri i Feyenoord zëvendëson Jurgen Klopp në Anfield.
“Arne Slott do të fitojë rreth 8 milionë euro në Liverpool dhe mund të rrisë pagën e tij nëse arrin të fitojë një trofe”, zbulon De Telegraaf.
Për krahasim, paga e Jurgen Klopp në Anfield ishte 17 milionë euro pa bonuse.
Në Feyenoord, shpërblimi i Slott ishte 5 milionë euro duke përfshirë bonuset.
Në Liverpool, megjithatë, ai do të marrë 8 milionë euro në vit.
Arne Slott do ta marrë zyrtarisht drejtimin më 1 qershor dhe tashmë ka emëruar katër lojtarë të Liverpool rreth të cilëve ai planifikon të ndërtojë skuadrën e tij.
/GazetaBlic Sport