Andre Onana tashmë po mendon për derbin e FA Cup.
Portieri i Manchester United synon drejtpërsëdrejti ndeshjen e Wembley-t e cila luhet për trofeun. Të shtunën e ardhshme Djajtë e Kuq në fakt do të sfidojnë Manchester Cityn e Pep Guardiolës.
“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë shumë”, tha fillimisht portieri.
“Një ndeshje shumë e rëndësishme na pret, për klubin, për tifozët, për mua dhe për bashkëlojtarët e mi, një finale e rëndësishme kështu që tani mendojmë për kthimin e Lisandro Martinez. Kemi nevojë për tifozët tanë sepse do të jetë një ndeshje vërtet e vështirë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/