Deputeti, Visar Korenica është shprehur se edhe në mënyrë hipotetike për rrëzimin e Qeverisë dhe shkuarjes në zgjedhje të parakohshme ka deklaruar se as nuk e pohon e as mohon gatishmërinë e tij për të votuar në Kuvend për zgjedhje të reja.
“Nëse të gjitha subjektet politike marrin pjesë dhe janë dakord për shpërndarje të Kuvendit nuk ka kurrfar problemi. Po”, deklaroi Korenica në “Debat Plus” në Televizionin Dukagjini.
Korenica ritheksoi se nuk do të ketë situatë kur do të votohet në Kuvend për rrëzim të Qeverisë aktuale.
“Në rast brenda Grupit të Parlamentar merret një vendim që të votohet shpërndarja e Kuvendit. Nuk do të vijë në një situatë të tillë. Nuk ka kuptim shkuarja në zgjedhje, vetëm me gadishmërinë e dy partive politike dhe pjesa tjetër e pakicave”, deklaroi Korenica.


