Lajme

“Jemi një hap larg zgjedhjeve” – Abdixhiku ia kërkon Kurtit veprimin që çon në zgjedhje

05/20/2024 21:27
nga:G B

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha në Pressing në T7 se vendimi që do ta çonte vendin në zgjedhje është dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti.

“Meqenëse vullneti është i tij, ne jemi larg një vendim të zgjedhjeve. E vendimi i vetëm është dorëheqja, më pas bëhet shpërbërja”, tha Abdixhiku në Pressing

“Tani gjashtë muajt e fundit pse kjo urgjencë, pse urgjenca për të mbuluar dështimin spektakolar të qeverisë, këtu unë se kuptoj”, tha Abdixhiku tutje.