Lajme

Kërkesa e PDK-së/ LDK nuk ndryshon qëndrim për mënyrën për të shkuar në zgjedhje

05/20/2024 21:12
nga:G B

PDK ka propozuar që zgjedhjet të mbahen me datat 30 qershor ose 7 korrik.

Këtë e bëri sot të ditur shefi i GP të kësaj partie, i cili tha se partitë opozitare duhet të bëhen bashkë kundër Qeverisë dhe vendi të shkojë në zgjedhje sa më parë.

Në anën tjetër, LDK dhe AAK po kërkojnë dorëheqjen e Kurtit, e më pas shpërbërjen e Kuvendit.

Lidhur me kërkesën e PDK-së, nga LDK janë deklaruar për Gazeta Blic.

Zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa, ka ripërsëritur qëndrimin e tyre, për dorëheqjen e kryeministrit.

“Fillimisht dorëheqja e Kurtit, pastaj shpërbërja e Kuvendit, pastaj data e zgjedhjeve”, ka potencuar Mustafa për Gazeta Blic.

Ndërsa, nga VV nuk shohin arsye që Kurti të japë dorëheqje, pasi sipas tyre ai ka marrë votat për ta çuar mandatin deri në fund./Gazeta Blic/

Kërkesa për zgjedhje/ Agusholli: S’ka arsye që Kurti të japë dorëheqje – opozita s’e ka situatën në favor

Tahiri propozon këto dy data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme