Analisti, Dardan Gashi tha se kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është mashtruar nga Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas takimit të tyre gjatë javës së kaluar.
Sipas Gashit, takimi i Krasniqit dhe Kurtit ka qenë qëllimi i votimit të disa marrëveshjeve ndërkombëtare por që rrëzimi i qeverisë nuk mund të bëhet vetëm me një parti opozitare.
“Problem i partive se si menaxhojnë me vetën dhe pastaj me tjerët. Vetëvendosja po hin në atë sistemin e vet të mashtrimit, e tash po del që PDK-ja u mashtru prej Vetëvendosje. PDK-ja nuk është viktimë, ja ka kojt por kjo është situata”, deklaroi Gashi.
Madje, Gashi tha se Vetëvendosja ka qenë e “pasinqertë” dhe frymë tjetër ka ardhur ndoshta edhe nga reagimet e sjellura nga afërsia mes PDK-së dhe VV-së.


