Rodri, “truri” i lojës së Manchester Cityt, u ndal edhe tek Arsenali pas fitimit të titullit personal të katërt radhazi në Angli. Gunners garuan deri në javën e fundit me ekipin e Pep Guardiolës, por pa mbërritur dot te suksesi i shumëpritur.
Mesfushori spanjoll vlerësoi skuadrën e Mikel Artetës, ndërkohë që u ndal edhe tek aspekti që bëri diferencën në lidhje me triumfin final në Premier League.
“Arsenali zhvilloi një sezon të pabesueshëm, por diferencën e bëri mentaliteti. Kur ata erdhën këtu në ‘Etihad’ për t’u ndeshur me ne… nuk donin të na mposhtnin.
Ata thjesht dëshiron një barazim përballë nesh. Një pikë ishte e mjaftueshme për ta”, deklaroi 27-vjeçari nga Madridi. Duke iu referuar takimit të 31 marsit që u mbyll 0-0.
City siguroi titullin e gjashtë në shtatë vitet e fundit, duke konfirmuar dominimin në kampionatin më të bukur në planet.
Ndërkohë, Arsenali përjetoi zhgënjimin e dytë radhazi. Pasi edhe vitin e kaluar ishin afër fitimit të titullit. Por duhet bërë shumë më tepër për të rrëzuar Citizens nga froni.