Policia bashkë me ATK-në janë duke zhvilluar një aksion në veri të vendit, në disa biznese ku zhvillohet veprimtari e kundërligjshme.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani.
“Në bazë të informacioneve të pranuara se në disa biznese në Veri të vendit është duke u zhvillu veprimtari e kundërligjshme, me autorizim të prokurorit kemi ndërhy dhe të njëjtat jemi duke i kontrollu. Me neve është edhe ATK”, deklaron Elshani për Gazeta Blic.


