Milani po bën lëvizje konkrete për të firmosur me Roberto De Zerbin. Në orët e fundit ka pasur kontakte mes palëve për të kuptuar mundësinë e kryerjes së këtij operacioni.
Pak ditë më parë, trajneri italian shpalli “divorcin” me Brightonin e tashmë është i disponueshëm për të nisur një projekt të ri në një klub më të madh.
Nuk është mister që De Zerbi duket i favorizuar për një rikthimi në Milano, ku ai u rrit në ekipin e të rinjve përpara se të nisej diku tjetër. Por kuqezinjtë nuk janë të vetmit në garë.
Disa klube të Premier League-s, por jo vetëm, e kanë ndjekur me interes italianin. Napoli i De Laurentiisit po mendon gjithashtu për t’i besuar projektin e ri të klubit.