Lajme

Lekaj: Nuk pritet shpërndarja e Kuvendit, deputetët e VV’së të lumtur me lluksin e pushtetit

05/20/2024 14:36
nga:Genita C

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj thotë se është në dorën e Qeverisë që Kosova të shkojë në zgjedhje.

Lekaj në një prononcim për GazetaBlic thekson se, çdo iniciativë e opozitës do të dështojë, pasi nuk kanë numrat e nevojshëm.

“Është në dorën e Qeverisë Kurti që Kosova të shkojë në zgjedhje. Ky pushtet ka shumicën e votave, prandaj çdo iniciativë e jona si Opozitë ka dështuar dhe vazhdon të dështojë, sepse nuk kemi mundur të arrijmë numrat e nevojshëm”, tha Lekaj.

Lekaj është skeptik për shpërndarjen e Kuvendit, teksa akuzon deputetët e VV’së se kinse janë të lumtur nga lluksi i pushtetit.

“Pra, nuk pritet shpërndarja e Kuvendit, sepse Qeveria Kurti dhe deputetët nga shumica janë të lumtur nga lluksi dhe benefitet materiale që po ju sjellë pushteti.Kosova ka nevojë për zgjedhje sepse duhet të ndalet keqëmenaxhimi i shtetit dhe keqpërdorimet në secilin institucion publik”, tha Lekaj.

Lekaj e ripërsërit se vendin duhet të shkojë në zgjedhje veç duke dhënë Kurti dorëheqje.

“E vendi duhet të shkojë në zgjedhje me dorëheqje të Qeverisë Kurti. Çdo mënyrë tjetët është e padrejtë dhe e panevojshme”, tha Lekaj për GazetaBlic.

Humolli: Kuvendi i Kosovës po varet nga darkat, kjo legjislaturë e humbi legjimitetin e qytetarëve

Haliti: Albin Kurti pas takimit me Memli Krasniqin ka krijuar mjegullnajë, nuk është e sigurtë nëse do të shpërbëhet Kuvendi

Pantina ‘godet’ deputetët e VV’së: As ata nuk e votojnë shpërbërjen e Kuvendit, e dijnë se s’kanë gjasa të fitojnë mandat tjetër