Lajme

200 familje të interesuara për adoptim të fëmijëve, Xhigoli tregon kushtet që duhet t’i plotësojnë çiftet

05/20/2024 16:13
nga:N K

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Fushë Kosovë, Abaz Xhigoli, Në një në një prononcim për GazetaBlic, ka treguar për kushtet të cilat duhet të kenë familjet për të marrë një fëmijë nga strehimoret në Kosovë dhe pritshmëritë e fëmijëve pas adoptimit tek familjet ku vendosen të strehohen ata.

“Mosha e prindërve që duan të adoptojmë fëmijë, për burrin duhet të jetë 25 vjeç, ndërsa gruaja duhet të jetë nën moshë 21 vjeçare. Kjo familje duhet të ketë të hyra mujore, të jetë në gjendje të mirë shëndetësore çifti, duhet të mos ketë pasur të kaluar kriminale që janë në kundërshtim me ligjin, me rastin e vlerësimit nga punëtorët social në periudhën dy apo tremujore ata duhet pasur një reflektim të motivit se pse e adoptojnë atë fëmijë”, tha ai.

A ka rritje të rasteve të braktisjes së fëmijëve në Kosovë?

“Në vitet e fundit ka rënie të numrit të braktisjes së fëmijëve, por me gjasë ka informacione këtë vit është një rritje dhe tash krejt këto familje me nivel vendi janë sipas radhitjes të kërkesave”, tha tutje Xhigoli.

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Fushë Kosovës, tregon për ndjesitë që i kanë fëmijët tek familjet që janë të vendosur për adoptim.

“Për fëmijët që adoptohen është një ambient i ri dhe që nga momenti i parë normalisht që ata ndihen domosdoshmërish që ndihen më të fuqishëm, më të vullnetshëm dhe me shpresë që kanë fituar disa prindër që ata e kanë atë emocion për dhurim, kjo reflekton tek fëmijët ku ata i bëjnë më të fuqishëm, më të hareshëm dhe më të mbështetur në kontekstin social dhe psikologjik. Në çdo komunë që aprovohen nga menaxherët e rastit, ata nuk mund të përcaktojnë gjininë apo moshën nuk është shumë e rëndësishme ata përgatiten me marrë një fëmijë që është i braktisur dhe mund të jenë fëmijët nga moshat 8 muajshe,1 vjeçare, 2 vjeçare, 3 vjeçare dhe më lart”, përfundoi drejtori i QPS në Komunën e Fushë Kosovës, Abaz Xhigoli.

/GazetaBlic/