Sporti

‘E vështirë – por jeta vazhdon’, Virgil van Dijk flet për përqafimin e fundit me Klopp në fushë

05/20/2024 08:39
nga:Lorik J

Liverpool i dha fund epokës së Jurgen Klopp me një fitore 2-0 ndaj Wolves të dielën pasdite. Virgil van Dijk dha një intervistë emocionale në Sky Sports pas ndeshjes, duke treguar respektin dhe mirënjohjen e tij të thellë për trajnerin që ka qenë thelbësor në suksesin e tij dhe të ekipit.

Van Dijk tha: “Nuk kam fjalë, është një ditë shumë emocionuese. Liverpool është Liverpool, është i veçantë.”

“Ishte gjithmonë një pasdite e vështirë për të gjithë, ne donim të fitonim ndeshjen, të bënim punën tonë dhe tani jemi shumë emocional pas ndeshjes”.

“Nuk mund të përgatitesh për këto lloj situatash, momentesh, por në përgjithësi ka qenë një ditë e mirë dhe ai meriton çdo pjesë të dashurisë që po merr”.

Kur u pyet për përqafimin e tij të fundit me Klopp në fushë, Van Dijk u emocionua dhe tha: “E vështirë… e vështirë. Por jeta vazhdon.”

/GazetaBlic Sport