Jurgen Klopp u përshëndet sot me tifozët e Liverpoolit në Anfield duke e përmbyllur epokën e tij të suksesshme te “The Reds”.
Klopp u këndua nga tifozët gjatë gjithë takimit me “Ujqërit” të cilët i mposhtën me rezultat 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Edhe lojtarët e kishin të vështirë përshëndetjen me gjermanin, veçanërisht kapiteni, Van Dijk i cili në përqafim me Klopp nuk i mbajti dot lotët.
Në fund Klopp u përkujdes që trajneri i ri i Liverpoolit të ketë mbështetjen maksimale të tifozëve.
Klopp i këndoi emrit të trajnerit holandez, Arne Slott.