Manchester City nuk i la asgjë fatit në duar.
Citizens arritën fitore me rezultat 3-1 ndaj West Hamit, shkruan GazetaBlic Sport.
Dy gola nga Foden dhe një nga Rodri i dhanë tre pikë dhe titullin e kampionit të Premierligës skuadrës së Pep Guardiolas.
Arsenali nuk arriti më shumë se një pikë ndaj Evertonit. Gueye i dha epërsinë mysafirëve kurse Tomiyasu barazoi shifrat.
Liverpool përshëndeti Kloppin me fitore 2-0 në ndeshjen e fundit të teknikut gjerman në krye të skuadrës angleze.
/GazetaBlic Sport/