Lajme

Arrestohet një person në Tiranë, tre të tjerë nën hetim – i shkaktuan shtetit 53 milionë lekë dëm

05/19/2024 15:12
nga:G B

Prokuroria e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Mashtrimi” në kuadër të të cilit janë dhënë masa sigurie për katër persona që dyshohet se shkaktuan 53 milionë lekë dëm duke shmangur detyrimet tatimore.

Shtetasi S.M është lënë në masën e sigurisë ‘arrest në burg’ dhe shtetasit Z.R. E.S. dhe P.K. ‘detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’.

Nga hetimet, rezultoi se këto subjekte kanë kryer importe të mallrave të ndryshme, të cilat janë përdorur për rishitje nga subjekti kundrejt pagesës (ose pa dijeninë e tyre).