Lajme

Allen-Kurtit: Kosova i përket BE-së e NATO-s, të zbatohen të gjitha marrëveshjet me Serbinë

05/19/2024 13:11
nga:G C

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci Publike, Liz Allen tha se pati “diskutim të thellë” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Allen publiko në “X” fotografi nga ky takim, ndërsa shkroi se “Kosova i përket BE-së dhe NATO-s”, duke përmendur kërkesën për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë.

“Ne kërkojmë zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve që kanë bërë Kosova dhe Serbia në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Allen.

Paraprakisht, diplomatja amerikane, Liz Allen u takua me presidenten Vjosa Osmani, të cilën e falënderoi për punën që tha se po e bën ajo për t’i mbajtur pozitive marrëdhëniet.

Ato biseduan edhe për “çështjet kritike të rrugëtimit euroatlantik të Kosovës”, ndërsa Allen më pas tregoi se ka kërkuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si hap kryesor në rrugën e anëtarësimit euroatlantik.