Lajme

Aksident zingjiror në Tiranë: Përplasen disa automjete në zonën pranë “Kopshtit Botanik”

05/18/2024 22:01
nga:Y I

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën pranë “Kopshtit Botanik”.

Raportohet se pesë automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Si pasojë e përplasjes, në autostradë është krijuar një rradhë e gjatë automjetesh.

Fatmirësisht nuk është raportuar për persona të lënduar. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.

/Ora News/