Lajme

Vlorë: I’u dha lamtumira e fundit Enkelejda Limajt që u vra dy ditë më parë nga ish-bashkëshorti në Athinë

05/18/2024 12:20
nga:N K

Familjarë dhe të afërm të 40 vjeçares, Enkelejda Limaj, i kanë dhënë këtë të shtunë lamtumirën e fundit, ndërsa trupi i saj është sjellë në Vlorë.

40 vjeçarja humbi jetën pak ditë më parë në Greqi, ndërsa u vra nga ish-bashkëshorti i saj, i cili tashmë është arrestuar nga policia greke.

Të afërm dhe familjarë e cilësojnë një ngjarje shumë të rëndë, ndërsa pranojnë se çifti kishte patur konflikte të herëpashershme.

Çifti ishte i martuar kur Enkelejda ishte vetëm 17 vjeç dhe e kishin zhvendosur jetën në Greqi. Jashtë kamerave i vëllai i saj ka theksuar se është shumë e rëndë dhe një plagë e madhe për familjen.