Lajme

Deputeti i VV-së ‘godet’ kryediplomatin shqiptar: S’e di njeri a është Ministër i Bjellrusisë apo Shqipërisë

05/17/2024 20:20
nga:Y I

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se Kosova ka gjetur më shumë mbështetje tek shtete si Britania e Madhe në Këshillin e Evropës, sesa nga Shqipëria.

Ai kritikoi ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, për fjalimin që mbajti sot në mbledhjen e KiE-së.

“Kosova ka gjet më shumë mbështetje te shtetet si Britania, se sa Shqipëria!Kur e dëgjon Igli Hasanin duke fol në Këshillin e Evropës, se di njeri a është ka flet Ministri i Jashtëm i Belarusisë, apo ai i Shqipërisë! Tepër mirë jemi” shkruan Basha në Facebook raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë: