Lajme

Krasniqi: Albin Kurti dhe Donika Gërvalla, janë fajtorë për mosanëtarësimin e Kosovës në KiE

05/17/2024 17:45
nga:Gazeta Blic

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas mosanëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka shkruar se dy njerëz janë fajtorë për këtë dështim.

“Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Donika Gërvalla, janë fajtorë për mosanëtarësimin e Kosovës në KiE dhe mundësuan ditë feste për Serbinë”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Donika Gërvalla, janë fajtorë për mosanëtarësimin e Kosovës në KiE dhe mundësuan ditë feste për Serbinë.

Këta përfaqësues politikë sot duhet të ndihen të turpëruar dhe të japin dorëheqje, janë të paaftë dhe po shkaktojnë dëme të mëdha e të pariparueshme për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.