Lajme

Deputeti i VV-së: LDK do jetë gati për zgjedhje në vitin 2027 – ne s’kemi nevojë për koalicion me askënd

05/19/2024 18:50
nga:N K

Deputeti i LVV-së, Halil Thaçi, në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur rreth zgjedhjeve.

Ai thotë se partia opozitare LDK, nuk është e gatshme për zgjedhje .

Sipas tij, për LDK-në viti i përshtatshëm për zgjedhje do të ishte viti 2027.

“Po shihet qartë edhe publikisht po e thonë zyrtarët e LDK-së që nuk janë të gatshëm për zgjedhje. I kuptoj që ndoshta iu duhet përgatitje, por me këtë vullnet që LDK e ka për zgjedhje tani, sigurisht viti 2027 do të ishte vit i përshtatshëm për ta”, deklaroi ai.

Tutje, ai thotë se VV nuk ka nevojë të bëjë koalicion me asnjë parti politike.

“Ne koalicionin e kemi me qytetarin dhe nuk do të kemi nevojë për asnjë parti politike, sepse jam i bindur që me punën që po e bën Kryeministri dhe ministrat, do ta thyejmë edhe një rekord të ri zgjedhor”, u shpreh deputeti i VV-së, Halil Thaçi./Gazeta Blic/