Lajme

Opozita kërkon dorëheqjen e Kurtit, pastaj datën e zgjedhjeve

05/19/2024 20:30
nga:N K

LDK dhe AAK po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, e më pas shkuarjen në zgjedhje.

Se LDK kërkon fillimisht dorëheqjen e Kurtit e më pas shpërbërjen e Kuvendit, e konfirmon për Gazeta Blic deputeti i LDK-së, Besian Mustafa.

“Fillimisht dorëheqje e z.Kurti, pastaj shpërbërja e Kuvendit, pastaj data e zgjedhjeve”. u shpreh ai.

Ndërsa. deputetja nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se nuk kemi ndonjë ftesë tjetër përveç asaj që ka qenë publike. Ajo thotë se kryeministri Kurti të japë dorëheqje, pastaj mund të bisedojnë.

“Jo, nuk kemi ftesë tjetër përveç asaj që ka qenë publike,ku edhe përgjigja jonë është bërë e ditur. Ne e kemi theksuar se kryeministri përmes opozitës po e kërkon shpëtimin e tij, por ne kemi deklaruar se shpëtimin do të mund t’ia jepnim vetëm kur kryeministri të dorëheqjet, do të thotë, mund të bisedojmë vetëm kur të ndodhë kjo”, deklaroi ajo.

Bytyqi thekson se sa herë që ndodh një ngjarje e rëndësishme dhe ka pikë negative, Kurti tenton të krijojë diçka për të larguar vëmendjen. Ajo thotë se Kurti po kërkon që përmes opozitës të nxjerr veten mirë, por që ata s’do ta lejojnë këtë.

“Këto taktika i ka gjithmonë, sa herë që ndodh një ngjarje tejet e rëndësishme dhe që ka pikë negative, kryeministri tenton që të krijojë diçka tjetër për ta larguar vëmendjen aty. Por, kësaj radhe mendoj që përmendja e zgjedhjeve është seriozisht meqenëse siç e thashë, e ka parë dështimin e tij dhe po kërkon që përmes nesh ta nxjerr veten mirë, por ajo nuk do të ndodhë”, tha deputetja Albana Bytyqi./Gazeta Blic/

Pal Lekaj tregon partitë me të cilat mund të bëjë koalicion AAK

Deputeti i VV-së: LDK do jetë gati për zgjedhje në vitin 2027 – ne s’kemi nevojë për koalicion me askënd