Robin van Persie ka nënshkruar sot si trajner i ri i Heerenveen.
Marrëveshja mes palëve ka përfunduar dhe ka mbetur vetëm zyrtarizimi, transmeton GazetaBlic Sport.
Van Persie po pret me padurim sfidën e tij të re në sc Heerenveen. Ai është gjithashtu entuziast për bisedat që ka pasur me klubin dhe ndihet i mbështetur nga besimi i drejtuesve të klubit.
“Profesioni i trajnerit është gjithëpërfshirës dhe sfidues, dhe unë e ushtroj atë me shumë pasion dhe kënaqësi. Unë do të doja të vazhdoja zhvillimin tim dhe roli i trajnerit përshtatet në mënyrë të përkryer me këtë qëllim. Prandaj jam i kënaqur me mundësinë që ofron Sc Heerenveen, i cili është një klub shumë i mirë me një traditë të pasur dhe mbështetës besnikë, është një sfidë fantastike të kontribuosh në ambiciet sportive dhe zhvillimin e klubit si trajner”, deklaroi ai.
/GazetaBlic Sport/