Lajme

Gërvalla ka dërguar letrën në adresë të gabuar, Luzha: Duhej t’i drejtohej Këshillit të Ministrave

05/16/2024 23:33
nga:Genita C

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, sot i është drejtuar Këshillit të Evropës me një letër ku theksohet zotimi i Qeverisë së Kosovës, për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e Asocacionit të Komunave me shumicë serbe të propozuar nga Friedrich Ebert Stiftung.

Këtë hap të Gërvallës, opinionistja Besa Luzha e sheh të gabuar, pasi sipas saj, letra është dashur t’i drejtohej Këshillit të Ministrave.

“Për t’i dërguar letër Asamblesë, Asambleja e ka votuar për, drejtimi duhej te Këshilli i Ministrave. Po duhet me thënë se kjo është e gabuar”, u shpreh Luzha.

“Është dashur t’i drejtohej Këshillit të Ministrave. Vetëm është humbur kohë, tash edhe nëse thua do ta bëjë draftin deri në fund të majit, ne e kemi parë sa kanë kapacitete”, tha Luzha në KlanKosova.