Sporti

Leeds shkon në finale të Play Offit për inkuadrim në Premierligë

05/16/2024 23:16
nga:L J

Pasi ndeshja e parë përfundoi pa gola, Leeds United mundi Norwich City 4-0 për të siguruar vendin e tyre në finalen e play-off-it të Premier League ku do të luajë me fituesin e ndeshjes së dytë midis Southampton dhe West Bromwich Albion pasi ndeshja e parë përfundoi 0:0.

Leeds është tani vetëm një fitore larg rikthimit në Premier League, vetëm një vit pas rënies. Skuadra vendase kaloi në epërsi në minutën e shtatë me golin e Ilija Gruev, teksa Joel Piroe shënoi 2:0 në minutën e 20-të dhe Georginio Rutter kurorëzoi pjesën e parë të shkëlqyer të Leeds me një gol në minutën e 40-të për të shënuar rezultatin 3:0.

Për 4:0 u kujdes Crysencio Summerville në minutën e 68-të.

Finalja e play-off-it është planifikuar të zhvillohet më 26 maj në Wembley të Londrës. Leicester City dhe Ipswich Town tashmë janë kualifikuar në Premier League duke fituar dy vendet e para në Championship, ndërsa Burnley dhe Sheffield United kanë rënë nga Premierliga dhe Luton Town me siguri do të bjerë nga kategoria.

/GazetaBlic Sport