Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas një letrëzotimi të dërguar nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, se Kosova do ta bëjë vet një draft-statut të Asociacionit, të cilin më pas do ta dërgojë në Kushtetuese.
Abdixhiku tha se ky është një dështim spektakular, turpërim ndërkombëtar e një dëm historik.
Ndër të tjera ai thotë se letra e tre aleatëve të pavarësisë dhe rrugëtimit të Kosovës, nuk ekspozon thjesht një kryeministër populist që manipulon me ndjenjat nacionale në dëm të interesave shtetare. Ajo e ekspozon Kosovën si një shtet që nuk di të jetë serioz në arenën ndërkombëtare.
“Shteti i Kosovës dhe qytetarët tanë nuk ua kanë borxh të ardhmen një njeriu që luan me detyrimet e shtetësisë e që rrënon reputacionin e shtetit të Kosovës kaq keq. Duke i trajtuar partnerët si militantë, diplomacinë si kafehane e Kosovën si fushë mbjellje e korrjeje të votave momentale në dëm të prodhimeve të duhura ndërkombëtare, ne po shndërrohemi në një vend të zymtë dhe pa perspektivë” shkruan Abdixhiku raporton ‘Gazeta Blic’.
Reagimi i plotë:


