Lajme

Sherifi: Letërnjoftimi i kësaj qeverie, 50% të votave për 100% dështim!

05/16/2024 17:32
nga:G C

Bilall Sherifi nga Nisma ka komentuar letrën e Kosovës për Asociacionin në Këshillin e Evropës, teksa tha se themelimi i tij po ofrohet vetëm për pranim të vendit tonë në KiE.

Ai përmes një shkrimi në “Facebook” e quan këtë dështim, ku shtoi se as anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk është i sigurtë.

“Letërnojftimi i kësaj qeverie: 50% të votave për 100% dështim!”, shkruan tutje Sherifi.

Postimi i plotë:

KU DITA kur asociacioni mund të shkëmbehej me njohje të shtetit të Kosovës nga Serbia që për pasojë me automatizëm Kosova do të pranohej në Këshillin e Evropës, do të njihej nga 5 shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur. Me shumë gjasë edhe antarësim në OKB!

Tash ERDHI DITA kur themelimi i asociacionit po ofrohet vetëm për pranim të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe as kjo nuk është e sigurtë!

Të kesh mbi 50% të pushtetit, si askush më parë, dhe ta sjellësh Kosovën në këtë gjendje është më tepër se dështim!

Letërnojftimi i kësaj qeverie: 50% të votave për 100% dështim!