Sporti

Chelsea e United në garë për Michael Olise

05/16/2024 18:12
nga:E K

Pavarësisht se ka shpenzuar më tepër se 1 miliard funte dhe ka transferuar më shumë se 18 lojtarë që prej marrjes në dorë të klubi nga manjatët amerikanë, Chelsea mbetet ende një ekip në proces rindërtimi.

Futbollistët e afruar nuk kanë performuar në bazë të pritshmërive dhe me mënyrën se si kanë luajtur “Blutë e Londrës” këtë sezon është konfirmuar diferenca e madhe që kanë me skuadrat e afirmuara si Manchester City dhe Liverpool.

Mauricio Pochetino është përpjekur të ndryshojë gjërat për mirë, por rezultatet e dy herë fituesve të Champions League kanë pësuar shumë ulje-ngritje dhe për këtë arsye, pronari amerikan, Todd Boehly, ka garantuar përsëri blerje në merkaton e verës.

Një emër shumë i lakmuar është i Michael Olise. Lojtari i lindur në Angli, por që përfaqëson Francën ka qenë futbollisti më i dalluar te Crystal Palace në sezonet e fundit, dicka që konfirmohet qartazi edhe nga statistikat, ku në vetëm 18 sfidat e zhvilluara këtë sezon ka arritur të shënojë plot 10 gola, si dhe të dhurojë 5 asistime për shokët e tij të skuadrës

Klauzola e lirimit të Olise në sezonin e shkuar ishte 35 milionë paundë, por në verë pritet të jetë më e lartë. Chelsea do të ketë dhe konkurrencën e Manchester United për shërbimet e sulmuesit anësor.