Juventus aktualisht është duke vendosur nëse do të shkarkojë trajnerin Allegri sot apo pas një jave.
Menaxhmenti nuk është i kënaqur me mënyrën se si e trajtoi fitimin e Kupës së Italisë dje kundër Atalantës, pavarësisht që vendimi për largimin e tij në fund të sezonit vetëm se ishte marrë më herët, transmeton GazetaBlic Sport.
“Nëse nuk jam më trajner i Juventusit, do të lë pas një Juventus që ka fituar”, deklaroi Allegri mbrëmë pas triumfit në Kupën e Italisë.