Lajme

Krasniqi takohet me Hovenier: E njoftova me arsyet e kërkesës tonë për zgjedhje të parakohshme

05/16/2024 14:50
nga:Sh R

Kreytari i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me të cilin tha se diskutuan “për zhvillimet e fundit politike në vend”.

Krasniqi shkroi në Facebook se ambasadorin Hovenier e ka njoftuar për qëndrimet e partisë që e udhëheq dhe arsyet për zgjedhje të jashtëzakonshme”.

“Në zyret e Grupit Parlamentar të PDK-së, sot takova ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend”, shkroi Krasniqi.

“Ambasadorin Hovenier e njoftova me qëndrimet e PDK-së rreth këtyre zhvillimeve dhe me arsyet e kërkesës tonë për zgjedhje të parakohshme. Ne besojmë se vendi është në stagnim të plotë dhe ata që po e pësojnë më së shumti janë qytetarët tanë”, shtoi ai.

Postimi i plotë: