Lajme

Nga Katari në Berlin, Hoxhaj takon deputetin gjerman Beyer: Folëm për të ardhmen evropiane të Kosovës 

05/16/2024 13:28
nga:G B

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, nga vizita zyrtare që zhvilloi në Katar, si pjesë e Forumit Ekonomik të Katarit, ai udhëtoi për vizitë zyrtare edhe në Berlin, ku takoi deputetin gjerman dhe ish-raportuesin për Kosovën në Këshill të Evropës, Peter Beyer. 

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Berlin, ku ka njoftuar se ka takuar edhe deputetin gjerman Peter Beyer.

Me Beyer, Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka biseduar për të ardhmen evropiane të Kosovës dhr gjendjen politike në Ballkan!

“Në Bundestag, kënaqësi të takoja mikun tim dhe deputetin Peter Beyer, ku biseduam për tema bilaterale në mes të vendeve tona, të ardhmen evropiane të Kosovës dhe gjendjen politike në Ballkan!”, ka shkruar Hoxhaj, derisa ka shpërndarë një fotografi me deputetin gjerman.