Ish kryenegociatori i dialogut Kosovë-Serbi, Avni Arifi, në një prononcim për Gazeta Blic, ka komentuar letrën e ministres Gërvalla për Asociacionin, drejtuar KiE-së.
Ai thotë se qeverinë e kanë lutur SHBA-të që nga janari 2023 që ta dërgojë draftin dhe e kanë refuzuar, ndërsa tani është shumë vështirë që të merret seriozisht.
“Prej janarit të 2023 SHBA e kanë lutur Qeverinë e Kosovës për një draft të statutit dhe kjo kërkesë është refuzuar me një mendjemadhësi të çuditshme nga qeveria Kurti Vështirë shumë vështirë se KE do ta marrë seriozisht iniciativën e Kosovës e cila nuk po duket që ka target anëtarësimin e Kosovës në KE por shkarkimin e fajit për mos anëtarësim tek vendet e BE”, vlerëson Arifi për Gazeta Blic.
Sipas tij, qëndrimi i qeverisë për ofertën e tretë ndaj BE-së është gënjeshtër dhe nuk i shërben Kosovës.
Ai shton se përgjigja nga KiE do të jetë se jemi shumë vonë.
“Qëndrimi i Qeverisë se kjo është oferta e tretë që po i bëjmë BE është gënjeshtër e kulluar që për qëllim ka futjen e një sentimenti anti BE dhe kjo nuk i shërben Kosovës. Do të ishte një mrekulli sikur vendet e KE ta aprovonin iniciativën e Qeverisë dhe të futeshim në agjendë por fatkeqësisht shanset janë reale që do të marrim përgjigje “to little to late””, deklaron Avni Arifi./Gazeta Blic/
Kosova njofton Këshillin e Evropës se po përgatit draft-statut për Asociacionin
LDK-ja e konsideron të gabuar politikisht dhe taktikisht letrën e Gërvallës për Asociacionin