Lajme

Musliu-Shoshi: Albin e Donikë, propaganda e mashtrimi nuk iu ecën me shtetet e KiE-së

05/16/2024 12:22
nga:G B

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar qeverisë pas letrës së dërguar në KiE për Asociacionin, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, i është drejtuar Kurtit e Gërvallës se propaganda e mashtrimi nuk iu ecën me shtetet evropiane.

Postimi i saj i plotë:

Albin e Donikë, propagandën e mashtrimin ruane për konsum të brendshëm NUK iu ecë me shtetet e KiE—së!

E para, dhe më e rendësishmja adresimi i letrës është GABIM, sepse APKiE e ka dhënë qendrimin!

E dyta, të anëtarësohesh në një organizatë duhet të tregosh seriozitet si shtet dheJO shtet me surpriza pasi përçon pamaturi dhe kjo demton përceptimin që Kosova me vështirësi e ka ndërtuar, atë të shtetit serioz. Prandaj këto lëvizje e qëndrime të çoroditura janë shembuj jo ndihmës për një imazh të shtetit serioz. Maturia dhe pjekuria është një kriter i rendësishëm i konsolidimit të shtetit.

E treta, mos merni hapa që t’i thuhet KiE-së se ne u treguam të gatshëm dhe përsëri ju nuk morët vendim????

Aleatët tanë janë basnik ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj, për të tjera diskutohet më vonë.