Lajme

Shkëlqimi dhe Vet-Izolimi i LDK

05/16/2024 12:10
nga:Gazeta Blic

Shkruan: Shenoll Muharremi

Lidhja Demokratike e Kosovë ndoshta është partia që ka punuar më së shumti me vehtën gjatë 3 viteve të fundit. Sidomos zhvillimi i programit politik dhe ekonomik, komunikimi, riorganizimi i degëve ka qënë e theksuar. Rrjedhimisht, mundemi me thënë që është partia që më së shumti ka përfituar apo poentuar kohë e fundit. Kjo nuk do të thotë që përkthehet menjeherë në vota.

Menaxheri dhe kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është një person dhe profesionist i jashtëzakonshëm. Ai ka një eksperiencë të pasur profesionale dhe është i edukuar shumë mirë. Gjithashtu i ka disa vite eksperiencë në qeverisje. Puna dhe angazhimi që ai ka bërë prejse është bërë kryetar do të lë trashëgimi të vlefshme për dekada ndoshta.

Gjithashtu, mënyra si ai ka ndërtuar karrierën në LDK është unike. Sikurse nuk ju fal pozita, e mori vet dhe e zhvilloj partinë me qasje unike. Kjo nënkupton që ka shumë pozitive dhe investime të mira që LDK do përfitoj nga to në të ardhmën. Ky menaxhim ka sjellë një shkëlim mbi LDK dhe do vazhdoj të jetë një bazë e mirë për atë që do të pasoj vitet e ardhshme.

Por sigurit, askush nuk është perfekt dhe ti asnjëherë nuk mundesh për një kohë të caktuar të i arrish të gjitha. Ndoshta ajo cka më së shumti LDK duhet të koncentrohet dhe mësoj gjatë periudhës së ardhshme është rëndësia e aleancave politike dhe partneritetet.
Strategjia e aleancave dhe partneriteteve të LDK le shumë për të dëshiruar si po menaxhohet aktualisht.

Kjo për shkak se një punë shumë e madhe që solli shkëlqimin e LDK u mohua nga një mungesë e taktizimit të duhur me partneritete dhe aleanca. Mësimi kryesor mbase është se: është shumë me rëndësi me pas programe, dukje, PR të mirë por aleancat politike jane gjithashtu shumë të rëndësishme.

LDK e refuzoj bashkëpunimin me partnerët opozitar. “Jemi të vencat ne”.. “Mos na bëni një.. nuk jemi”.. Kjo edhe ka sens, por nuk është dobishme, për shkak se ti mundesh me u vet-izluar. E në momentim më kritik kur e gjithë puna mund të kurrorzohej, LDK e thelloj izolimin duhet avancuar ‘luftën’ edhe me pushetetin i cili ende vazhdon të jetë forcë dominante.

Kjo e izoloj partinë dhe e solli nga një pozitë kryesore për partneritete në periferi të ngjarjeve. Kur u testua nënkryetari i partisë me pyetjen “kush janë partnerët tuaj, si mendoni me bë qeverinë” u përmendën disa parti fantome sikus PSHDK më duket që as që e dijmë që eksizojnë. Një realitet që nuk nuk ekziton për shkak se qendra e aleancave aktualisht sillet rreth VV dhe PDK.

Altualisht janë vetëm dy rrugë: (a) Nëse dëshiron me bashkëpunu me opozitën duhet të bashkëpunosh me PDK; (b) Nëse dëshiron me bashkëpunu me pushtetin, duhet me VV. LDK u tregua shumë rigjidhe dhe e pazonja të ndërtoj aleanca apo të zgjedh aleanca.
Ky nuk është fundi i botës për shkak se ajo investimin nga puna e ka aty, nuk ka ikur. Por një momentum afatshkurët që lidhjet me zgjedhjet e menjëhershme po i ikën para syve. Kjo i ka të mira dhe të këqijat. E keqja është se ti po vet-izolohesh dhe po e përjashton vehtën nga opcioni i qeverisjes në afatshkurët.

Por ka një të mirë të madhe kur LDK do të bëhesh potencialisht partia kryesore opozitare gjatë mandatit të ardhshëm dhe do të forcohet e konsolidohet aq shumë saqë jo vetëm që do i fitoj zgjedhjet e vitit 2028 por edhe mund të qeverisë së paku 8 vite.

Kjo është loja e LDK dhe rezultatet që taktimizi aktual politik mund të sjellë. Një gjigant në programe, komunikim dhe menaxhim të degëve… por një gjugj dhe shumë rigjid dhe jo-fleksibil në themelim të aleancave politike. Në parim, LDK nuk ka humbur dhe nuk do të humbë asgjë. Vetëm koha e saj po vonohet për një kthim edhe më të konsoliduar dhe të fuqishëm në të ardhmën.