Lajme

Maqedonci takon ambasadorin e Londrës, flasin për fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

05/16/2024 11:28
nga:Sh R

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, është takuar me ambasadorin e Kosovës në Londër, Ilir Kapiti.

Sipas njoftimit të ministrisë, bëhet e ditur se Maqedonci e ka njoftuar ambasadorin për zhvillimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ai tutje ka diskutuar edhe për mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, e cila sipas tij, po i jep ndërtim ushtrisë dhe kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

“Diskutuam edhe për marrëdhëniet e shkëlqyera që janë kultivuar mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për punën që po bëjmë në thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes”, theksoi ministri Maqedonci.