Lajme

“Mashtrim historik”/ Edita Tahiri: Kurti po e nënshkruan vetë Asociacionin, për të cilin dogji Kuvendin e mori 50 për qind të votave

05/16/2024 11:28
nga:G B

Ndonëse deri tani kryeministri Kurti thoshte se nuk e pranon kushtëzimin me Asociacionin për anëtarësim në Këshill të Evropës, duket se tani u tërhiq.

Kjo, pasi sot nga Qeveria Kurti është dërguar letër në KiE, se deri në fund të majit do ta dërgojnë draft statutin e Asociacionit që po e përgatisin, duke kërkuar që më pas të bëhet anëtarësimi i Kosovës pa vonesa.

Këtë e bëri të ditur sot ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila tha se draftin qeveria do ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit.

Ajo këtë ia ka bërë të ditur në letrën drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, duke shtuar se draftstatuti nuk është ai evropian por është inspiruar nga ai i Fondacionit Friedrich Ebert (FES).

Lidhur me këtë, ish kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se Kurti po e nënshkruan vet tani Asociacionin, ndërsa që kundërshtimi i tij e dogji Kuvendin dhe mori mbi 50 për qind të votave.

“Tash Kurti vet po e shkruan Asociacionin, ndërsa për kundërshtimin e tij dogji parlamentin mori 50 për qind të votave, madje e quante me emër serb që nuk dua ta përmend në atë gjuhë”, thotë ajo.

Tahiri vlerëson se Kurti u tregua mashtrues, teksa shton se Asociacioni nuk duhet të jepet pa njohje të shtetit të Kosovës nga Serbia dhe se Kurti do të dështojë në dialog.

“Kurti u tregua mashtrues i madh ndaj atyre që i besuan. Unë e kam thënë dhe po e përsëris, Asociacioni nuk duhet të jepet pa njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia edhe atë pa njohjen de jure nga Serbia. Ashtu siç dështoi në marrëveshje pa njohje reciproke në dialogun e Brukselit. Ky është dështim historik i Kurtit sikur dhe në dialog”, deklaron Edita Tahiri./Gazeta Blic/

LDK-ja e konsideron të gabuar politikisht dhe taktikisht letrën e Gërvallës për Asociacionin

Kosova njofton Këshillin e Evropës se po përgatit draft-statut për Asociacionin

 

“Kurti me veprim hileqar”/ Lekaj: VV me PDK dhe minoritetet mund ta shpërbëjnë Kuvendin, i kanë numrat

 

Abdullahu: S’mund të themi se Qeveria s’bën dhe të rrimë pasiv për ta dërguar vendin në zgjedhje