Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, tha se për Kosovën nuk mund të ketë fitore më të madhe brenda këtij viti sesa antarësimi në Këshillin e Evropës.
“Unë besoj se nuk mund të ketë fitore më të madhe në këtë pikë për Republikën e Kosovës, po flas për brenda këtij viti sesa antarësimi në Këshillin e Evropës. Përveq se përfitimi në të drejtat nga mekanizmat e Këshillit të Evropës kjo ka një efekt jashtëzakonisht pozitiv në subjektivitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, shtoi Ahmeti.
Ahmeti ka folur edhe për masat ndaj Kosovës të cilat ai i quajti të pa arsyeshme dhe të padrejta.
“Masat që nga fillimi kanë qenë të pa arsyeshme dhe të padrejta. Pra ne të gjithë e dimë se kush e ka destabilizuar situatën në katër komunat në veri. E kuptim të plotë në mënyrën më oublike të mundshme ajo mori më 24 shtator gjatë agresionit të Serbisë nëpërmjet sulmit terrorist në Banjskë. I pamë personat që ishin të përfshirë aty ishte e qartë që ishin grupe të njëjta terrosite të cilat lënduan mbi 99 ushtarë të NATO-s në ato trazirat që i bën në veri vitin e kaluar”, tha Ahmeti.
Tutje ai shtoi se mënyra se si janë vendosur këto masa është e çuditshme.
“Mënyra se si janë vendosur është pak e çuditshme sepse nuk ka pasur votim, nuk ka pasur dakordim nuk ka pasur konsultim të vendeve antare se a duhet apo jo të vendosen”, tha Ahmeti në RTV21.


