Presidentja sllovake Zuzana Caputova tha sot se ishte e tronditur nga të shtënat e kryeministrit Robert Fico, shkruan BBC.
“Ky sulm është një “sulm ndaj demokracisë””, u shpreh ajo.
Ndërkaq zëvendëskryeministri i Sllovakisë i tha BBC-së se ai beson se kryeministri Robert Fico “do të mbijetojë” dhe se ai nuk është më në rrezik për jetën.
Tomas Taraba kritikoi edhe partitë opozitare, duke i akuzuar ato për përdorimin e “narrativave të rreme” dhe se e përshkruajnë Ficon si “pothuajse një përbindësh”, komente për të cilat ai tha se nuk i përkasin një demokracie.
“Iisha shumë i tronditur … për fat të mirë me sa di që operacioni shkoi mirë – dhe mendoj se në fund ai do të mbijetojë … ai nuk është në një situatë kërcënuese për jetën në këtë moment”, tha ai.