Lajme

Lutfi Haziri: ‘Për shpërndarje të Kuvendit, VV-ja i ka votat edhe nga LDK-ja’

05/15/2024 22:19
nga:Y I

Lidhja Demokratike e Kosovës po insiton në dorëheqjen e kryeministrit Kurti që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Kështu deklaroi edhe mbrëmjen e sotme në ‘Politiko’ nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

“Ne po sillemi politikisht korrekt ndaj zotit Kurti. Ai duhet me pas guxim me thanë ne deri këtu e kemi pru dhe më duhet legjitimitet për do punë të tjera”

I pyetur nga gazetari Çollaku nëse do të ketë seancë në Kuvend për shpërndarje të Kuvendit si do të votojnë, Haziri tha se i kanë edhe votat e LDK-së”

“Për shpërndarje të Kuvendit, VV-ja i ka votat edhe nga LDK-ja”, ka thënë Haziri, raporton Gazeta Blic.