Lajme

Sherr mes dy të miturve në një shkollë në Tiranë, njëri prej tyre përfundon në spital

05/15/2024 17:02
nga:Y I

Një sherr mes dy të miturve ka ndodhur në një shkollë në Tiranë.

Njëri prej tyre ka përfunduar në spital dhe është jashtë rrezikur për jetë, shkruan TCh.

“Rreth orës 11:30, në rrugën “Dalip Topi”, në ambientet e një shkolle 9-vjeçare, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 12 vjeç. Si pasojë është dëmtuar njëri prej tyre i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.