Lajme

Vera me “Fibula Travel” – Këto janë risitë e ofertat mahnitëse për në rivierat e Bullgarisë…

05/16/2024 13:09
nga:N K

Agjencioni Turistik “Fibula Travel”, ka filluar sezonin e 25-të turistik me oferta të ndryshme në rivierën bullgare.

Në lidhje me ofertat e pushimeve verore në rivierat Bullgare dhe cilat janë qytetet bregdetare të frekuentuara për pushime ka folur, pronari i Fibula Travel Shpetim Turku.

“Sivjet risi do të jetë përparësi shteti i Bullgarisë, sepse kemi qendër të fluturimit prej qyetetit të Prishtinës në airoportin e Burgasit dhe do të ketë oferta të ndryshme në rivierat e Burgasit. Kemi rreth 400 kontrata me hotele te ndryshme. Interesimi është shum i madh, njerëzit kanë filluar të bëjnë rezervime në vende të limituara. Gjithashtu shkojmë edhe me oferta shumë speciale që e promovojnë një destinacion të ri siç është Bullgaria”, deklaroi ai.

Sipas Turkut nga Fibula Travel, libralizimi i vizave ka ndikuar në kërkesat e shtuara për ta vizituar shtetin e Bullgarisë këtë vit.

“Në rivierën e Bullgarisë në Burgas kryesisht është, Nesebari, Sliven i keni parë hotelet që i kemi vizituar krejt janë këto më të kërkuarat për momentin. Tjetër risi pra përveq Bullgarisë e kemi Turqinë, e cila është e frekuentuar dhe kërkuar prej kosovarëve sivjet është sezona e 25 – të.  Jemi të parët që kemi filluar me fluturime atë herë ka qenë një herë në javë, sikurse tash që e kemi Burgasin në një herë në javë. Tani kemi qdo ditë fluturime për Antalya dhe Bodrum. Risi prej Tiranës kemi edhe Italinë edhe Spanjën gjithashtu do të jetë risi sivjet që është e frekuentuar prej kosovarëve prej se është bërë liberalizimi i vizave. Kërkesa ka pasur kanë qenë shpenzime ekstra p.sh një vizë ka kushtuar 100 euro, ky vend ka qenë më pak i vizituar shkaku i kostove ekstra. Tek ne, ka llojllojshmëri që ky vend ofron për rini, jeta e natës, hotelet, familje dhe për muaj të mjaltit”, përfundoi Shpetim Turku pronari i Agjensionit Turistik Fibula Travel.

Për më shumë informacione lidhur me interesimin e pushuesëve të Kosovës, për të kalur pushimet në shtetin e Bullgarisë ndiqeni videon më poshtë:

 

/GazetaBlic/