Lajme

Vërshime në rrugën Ilir Konushevci, Prishtinë

05/14/2024 17:47
nga:Genita C

Reshjet e shiut kanë shkaktuar telashe në disa qytete të Kosovës, duke përfshirë bllokim të rrugëve, raporton GazetaBlic.

Vërshime pati edhe në Prishtinë, ku në disa pjesë të qytetit rrugët u bën të pakalueshme.

Nga videoja që ka siguruar GazetaBlic, shihet se rruga “Ilir Konushevci” në Prishtinë mbeti e bllokuar nga reshjet e shiut.