Sporti

Llapi apo Ballkani, kush do luajë në kualifikueset e Champions League? Zbulohen kundërshtarët e raundit të parë

05/14/2024 16:59
nga:Lorik J

Llapi ose Ballkani, njëra nga këto dy skuadra kosovar do të paraqitet sivjet në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve për sezonin 2024/25.

Fituesi i Superligës së Kosovës në futboll do të luajë në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Aktualisht, Ballkani ndodhet në pozitën e parë me 72 pikë, katër më shumë se Llapi i vendit të dytë. Këto dy skuadra, pra Llapi e Ballkani takohen xhiron e ardhshme, të parafundit në Superligën e Kosovës, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

E fituesi i kampionatit, tashmë ka mësuar kundërshtarët e raundit të parë të kualifikueseve për Ligën e Kampionëve 2024/25.

Më poshtë, GazetaBlic Sport iu sjell në detaje kundërshtarët e mundshëm të Llapit apo Ballkanit:

  • Ferencváros
  • Qarabağ
  • Slovan Bratislava
  • Ludogorets Razgrad
  • HJK
  • Flora
  • FCSB
  • Shamrock Rovers
  • Lincoln Red Imps
  • The New Saints
  • RFS
  • Petrocub Hîncești
  • Dinamo Batumi
  • Celje
  • Ħamrun Spartans
  • Larne
  • Dinamo Minsk
  • Panevėžys
  • Ordabasy
  • Víkingur Reykjavík
  • Struga
  • Differdange 03
  • UE Santa Coloma
  • Virtus
  • Kampioni i Armenisë, ende i papërcaktuar…
  • Kampioni i Bosnjës, ende i papërcaktuar…
  • Kampioni i Shqipërisë, ende i papërcaktuar…
  • Kampioni i Malit të Zi, ende i papërcaktuar…

Kundërshtarët më lartë janë fituesit e kampionateve përkatëse, ku pas kompletimit edhe do dihet se në cilat vazo do dalin.

Kur hidhet shorti? – Shorti do të hidhet me 18 qershor të vitit 2024.

Kur luhen ndeshjet e raundit të parë kualifikues? – Ndeshjet zhvillohen vajtje-ardhje me

/GazetaBlic Sport