Lajme

Vetaksident në Sllatinë, vdes një person

05/14/2024 14:19
nga:G B

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Pejë – Prishtinë, konkretisht në Sllatinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

“Vdekjen e kanë konstatuar mjekët kompetent”, tha Kelani.

Kelani tha se në lidhje me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante policore, ekipi mjekësor dhe prokurori kompetent.

“Trupi i pajetë është dërguar në IML”, tha ai.