Lajme

Miftaraj i reagon Gërvallës: Shëtitet si e akuzuar për korrupsion në salla të gjykatës, e thotë se s’bën koalicion me PDK-në

05/14/2024 11:09
nga:G B

Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar ndaj ministres Donika Gërvalla, për një koalicion të mundshëm me PDK-në, nëse “pastrohet nga figurat e krimit dhe korrupsionit”, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Gërvalla që po shëtitet nëpër salla të Gjykatës Themelore në Prishtinë si e akuzuar për korrupsion, bën deklarata të tilla.

Ai e ka pyetur ministren dhe për Ganiun e akuzuar për korrupsion.

Postimi i tij i plotë:

Donike Gërvalla thotë se do të hynte në koalicion me PDK-në, nëse “pastrohet nga figurat e krimit dhe korrupsionit”.

Donike Gervalla e cila po shetitet neper salla te gjykates themelore ne Prishtine si e akuzuar per veper penale te korrupsionit nuk pranon te hyj ne koalicion me parti politike nese nuk pastrohen nga figurat e krimit dhe korrupsionit

Ganiun si e keni Ministre e akuzuar per korrupsion?

Gërvalla thotë se do të hynte në koalicion me PDK-në, nëse “pastrohet nga figurat e krimit dhe korrupsionit”