Sipas Cadena SER , dyshja legjendare e mesfushës së Real Madridit, Toni Kroos dhe Luka Modric, ka shumë mundësi të largohen nga Santiago Bernabeu këtë verë.
Vendimi për të lënë veteranët të largohen është një vendim i rëndësishëm për gjigantët spanjollë pasi ata do ta kenë të vështirë të zëvendësojnë figura të tilla kyçe në dhomën e zhveshjes.
Të dy kanë luajtur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në sukseset e klubit gjatë këtij edicioni, por që më shumë gjasë nuk pritet të vazhdojnë me klubin pas përfundimit në muajin qershor.
/GazetaBlic Sport/