Lajme

Haxhiu: 55% e aktiviteteve të parapara në Strategjinë për Sundimin e Ligjit janë zbatuar

05/13/2024 13:12
nga:G B

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se 55% të aktiviteteve të parapara në Strategjinë për Sundimin e Ligjit janë zbatuar plotësisht ndërsa sipas saj, 26% janë në proces të zbatimit.

Ajo njoftoi se sot në takimin e Komitetit Drejtues për Strategjinë për Sundimin e Ligjit, kanë votuar Raportin e zbatimit për vitin 2023.

“Pavarësisht kompleksitetit të aktiviteteve të parapara me Strategji, Ministria e Drejtësisë dhe institucionet tjera, kanë shprehur dedikim në zbatimin e rekomandimeve që parashihen me Strategji”.

“Përkushtimi ynë do të vazhdojë tutje në adresimin e ngecjeve eventuale dhe në zbatimin e plotë të Strategjisë”, ka shkruar Haxhiu.