Lajme

Raportohet për të paktën shtatë të vdekur pas shembjes së një apartamenti në Belgorod

05/12/2024 15:12
nga:N K

Të paktën shtatë persona kanë vdekur pas shembjes së pjesshme të një ndërtese apartamentesh në qytetin rus të Belgorod, ka raportuar një media ruse.

Numri i rishikuar është rritur nga raportet e mëparshme, të cilat thanë se tre persona kishin vdekur.

Media raportoi se të paktën 15 persona të tjerë ishin plagosur, shkruan Sky News.

Një dëshmitar në vendngjarje tha për agjencinë e lajmeve Reuters se kishte shumë ambulanca dhe zjarrfikës aty.

“Një pjesë e tërë e një ndërtese 10-katëshe u shemb. Pash disa viktima”, ka shtuar dëshmitari.