Lajme

E detyroi të dashurën të kryente marrëdhënie pa dëshirën e saj, arrestohet një person në Novobërdë

05/12/2024 08:51
nga:G B

Një person është arrestuar dje në Novobërdë, nën dyshimin se në vazhdimësi e kishte detyruar të dashurën e tij,  të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj dhe herë pas here nën kërcënim e shantazhe, e kishte  detyruar viktimën t’i japë para në shuma të ndryshme, raporton Gazeta Blic.

Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Novobërdë  Janar-Shkurt-2024 –NN . Me 11.05.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në vazhdimësi e kishte detyruar të dashurën e tij,  viktimën femër kosovare  të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj dhe herë pas here nën kërcënim e shantazhe, e kishte  detyruar viktimën  t’i jap para në shuma të ndryshme.  Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Gazeta Blic/