Lajme

Ushtroi dhunë ndaj gruas së tij, arrestohet një person në Dragash

05/11/2024 11:54
nga:Y I

Një person në Dragash është arrestuar të enjten pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.